Informohu

Rreth platformës
Sasia e madhe e informacionit dhe e të dhënave që ndajmë në internet na përball të gjithëve me kërcënimet e sigurisë kibernetike dhe ekspozimin e të dhënave personale. Rreziku është më i theksuar për të rinjtë, të cilët statistikisht kanë më shumë gjasa të bien pre e mashtrimeve sesa të tjerët pasi i përdorin mediat sociale më shpesh se grup moshat e tjera.
Kriminelët dhe hakerët modernë kibernetikë përdorin mjete gjithnjë e më të sofistikuara për të hyrë në të dhënat tona më të ndjeshme dhe informacionin personal. Shërbimet e njohura si WiFi falas dhe kompjuterët publikë mund të çojnë në rrjedhje të të dhënave, humbje financiare dhe vjedhje identiteti. Pra i gjithë digjitalizimi i jetës tonë na përball me rreziqe shumë të mëdha.
Objektivi i kësaj platforme fokusohet tek Informimi dhe Ndërgjegjësimi i publikut me qëllim mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Informohu, Ndërgjegjësohu, qëndro i Sigurt Online (INSO) ka si synim të promovojë praktikat më të mira dhe informacion nga ekspertët mbi sigurinë kibernetike duke mundësuar që të kemi njohuritë e duhura për të mbrojtur të dhënat personale.
INSO lind si pjesë e projektit të “Sigurisë Kibernetike dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale” nga organizata Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm (ASDO) , financuar nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.




