Frequently Asked Questions

Info....
1Çfarë është "Të jesh i informuar, i ndërgjegjësuar dhe të qëndrosh i sigurt në internet (INSO)"?
INSO është një platformë me objektivin kryesor informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për sigurinë kibernetike për të mbrojtur kundër sulmeve kibernetike dhe për të mbrojtur të dhënat personale. Ai ofron njohuri të vlefshme, praktika më të mira dhe informacion nga ekspertët e sigurisë kibernetike për të fuqizuar individët me njohuritë e nevojshme për të rritur sigurinë e tyre në internet.
2Cili është qëllimi i INSO?
Informohu, Ndërgjegjësohu, qëndro i Sigurt Online (INSO) ka si synim të promovojë praktikat më të mira dhe informacion nga ekspertët mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave, duke mundësuar që të kemi njohuritë e duhura për të mbrojtur.
3Si është zhvilluar platforma INSO?
INSO është iniciuar si pjesë e projektit "Siguria Kibernetike dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale" nga organizata Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm (ASDO). Projekti financohet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, duke reflektuar një përpjekje bashkëpunuese për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për sigurinë kibernetike.
4Çfarë Informacioni ofron platforma INSO?
INSO ofron një sërë informacionesh në lidhje me sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Në të mund të gjejmë informacione të ndryshme se cilat janë praktikat më të mira sesi mund të qëndrojmë të sigurtë për të ulur ekzpozimin ndaj rreziqeve në internet, njohja e kërcënimeve të zakonshme kibernetike, sigurimi i informacionit personal dhe reagimi ndaj sulmeve të mundshme kibernetike, etj.
5Kujt i shërben platfoma INSO?
INSO është krijuar për t'i shërbyer një audience të gjerë. Pavarësisht nëse jeni student, profesionist, prind, punonjës në administratën publike ose në atë private, platforma ofron informacione që janë thelbësore për këdo që përdor internetin.
6A janë informacionet në INSO të besueshme?
Po, informacioni i vendosur në platformën INSO ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me ekspertë të ndryshëm me reputacion në sigurinë kibernetike. Projekti i organizatës Qendrës Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm (ASDO) siguron që përmbajtja është e besueshme dhe e saktë.