Qëndro i sigurtë
1
Shmangni klikimin e bashkëngjitjeve (attachments) nga burime të panjohura. Edhe nëse emaili vjen nga dikush të cilit i besoni, jini të kujdesshëm, pasi hakerët mund të mashtrojnë edhe adresat e tyre të emailit.
2
Nëse një faqe interneti duket e dyshimtë ose nuk duket e ligjshme, shmangni vendosjen e informacionit tuaj personal ose financiar dhe kontaktoni administratorin tuaj të IT-së për detaje të mëtejshme rreth faqes.
3
Mos jepni asnjë informacion personal përmes telefonit nëse nuk e keni nisur kontaktin me kompanine që njihet tashmë. Është më mirë të komunikoni me ta përmes një burimi zyrtar si faqja e tyre e internetit.
4
Kur është e mundur, kur identifikoheni në faqet e internetit ose aplikacionet, përdorni autentikimin me dy faktorë, në mënyrë që nëse fjalëkalimi juaj komprometohet, sulmuesit nuk mund të hyjnë në llogarinë tuaj pa pasur akses fizik në smartfonin tuaj ose në një pajisje tjetër që përdoret si "çelës" i llogarisë tuaj.
5
Kur zhvendoseni në një apartament të ri, ndryshoni të gjitha fjalëkalimet tuaja dhe mbyllni çdo llogari ekzistuese që lidhen me adresën e mëparshme si media sociale, pasqyra financiare, email, etj, në mënyrë që të mos ekspozoheni ndaj rrezikut personal.
6
Kur blini ose shisni artikuj në mediat sociale, gjithmonë merreni produktin në një vend publik me shumë njerëz përreth dhe mos shkoni kurrë vetëm.
7
Nuk duhet tu kthehet përgjigje emaileve që kërkojnë të dhëna konfidenciale ose personale. Asnjë organizatë me reputacion nuk do të kërkojë informacion personal me email.
8
Nëse diçka tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta është e tille, prandaj duhet injoruar çdo email që njofton se është fituar një çmim ose është përfituar një ulje speciale.
9
Kriminelët kibernetikë nuk përdorin vetëm email-et për të mashtruar viktimat për të marrë informacionine personale. Ata gjithashtu përdorin mesazhe SMS (smishing) dhe mesazhe zanore (vishing).
10
Të merren hapa për të siguruar blerjet online në faqet e tregtisë.
11
Të mos përdoret Wi-Fi publik pasi të rrezikojë informacionin personal, pasi hakerat mund të përgjojnë të dhënat e transmetuara në të gjithë rrjetin.
Kjo do të thotë që nuk duhet të transmetoni kurrë adresën tuaj dhe informacionin e kartës së kreditit në një lidhje publike Wi-Fi. Nëse duhet patjetër të blini në internet ndërsa jeni të lidhur me një pikë aksesi publike Wi-Fi, duhet përdorur një Rrjet Virtual Privat (VPN) për të mbrojtur të dhënat tuaja, në mënyrë që ato të mos gjurmohen dhe të merren nga kriminelët kibernetikë.
12
Siguro pajisjen tënde elektronike. Mendoni që klasat, bibliotekat dhe qendrat e internetit janë si çdo vend tjetër publik, nëse keni një telefon ose tablet me vete, mbikqyreni atë. Vendosni një fjalëkalim të fortë dhe sa herë që largoheni, sigurohuni që pajisja të jetë e kycur me kodin përkatës.
13
Krijo një fjalëkalim të fortë. Vendosni një fjalëkalim të gjatë duke kombinuar llojet e karaktereve. Mos e ndani kodin me askënd. Përdor fjalëkalime të ndryshme për cdo llogari elektronike.
14
Mbaj pajisjet e tua të përditësuara me versionet më të fundit të programeve. Jepini mundësinë pajisjeve tuaja të bëjnë procesin e përditësimit. Sa herë ju vjen njoftimi për të bërë përditësimin e pajisjes tuaj apo programeve, gjeni kohën e duhur dhe mos e neglizhoni atë.
16
Mëso në mënyrë të vazhdueshme. Merr pjesë në leksione, takime, aktivitete ku flitet për sigurinë kibernetike dhe për të mbrojtur të dhënat personale.
17
URL-ja fillon me http dhe jo https. Mos u besoni faqeve të internetit që nuk përdorin https.
19
Adresat e faqeve të internetit që përmbajnë emrin e domenit të rremë dhe jo domein zyrtar.
20
Gabimet drejtshkrimore ose një emër domaini i pasaktë në adresën e emailit të dërguesit tregojnë një email të falsifikuar.
22
Bashkëngjitjet dhe mesazhi i emailit që nxit të shkarkohet bashkëngjitja. Verifikoni nëse bashkëngjitja nuk ka një prapashtese EXE në emrin e saj.
23
Vendosni në fokus edukimin e ekipit tuaj rreth inxhinierisë sociale. Edukoni ekipin se si ndodh inxhinieria sociale duke përdorur trajnime dhe skenarë të botës reale për të treguar se sa e lehtë është të mashtrohesh nga inxhinieria sociale.
25
Monitoroni rregullisht nivelet e ndërgjegjësimit të punonjësve me simulime, për spoofing (mashtrimet), inxhinierinë sociale dhe kërcënimet e tjera kibernetike.




