Qëndro i sigurtë


Pharming

Ky sulm përfshin hakerët që modifikojnë të dhënat DNS për faqet e internetit te njohura dhe te ligjshme, si faqet e bankave, faqet e blerjeve online,

në mënyrë që përdoruesit kur përpiqet të aksesojnë faqen e vërtetë, dërgohet në versione të rreme (dhe shpesh me qëllim të keq) të atyre faqeve. Në këtë mënyrë, kur perdoruesi shkruan emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin ose informacionin e kartës së kreditit në një faqe interneti të rreme që duket tamam si origjinali, hakerët fitojnë akses në të dhënat e tyre.

Përgjimi

Një haker keqdashës mund të lidhet në një kabllo telefonike për të dëgjuar bisedat ose për të vjedhur informacion nga një rrjet kompjuterik.

Spoofing (Mashtrimi)

Kur një kriminel kibernetik maskohet si një individ, biznes ose ent tjetër për të kryer veprime keqdashëse. Qëllimi i një mashtruesi kibernetik është të vjedhë nga viktimat dhe të dëmtojë reputacionin e tyre.

Kriminelët kibernetikë përdorin teknika të zakonshme të inxhinierisë sociale si, përdorimi i adresave të rreme emaili, faqe interneti ose numra telefoni të rreme, për të mashtruar viktimat për marrjen e informacionin konfidencial, shkarkimin e bashkëngjitjeve ose klikimin në linket që instalojnë malware. Mashtruesit i shpërqëndrojne viktimat duke përdorur entitete me të cilat shumica e njerëzve janë të njohur, si markat e njohura, institucionet financiare, zyrat qeveritare, etj.

Malware

Malware i referohet çdo softueri që vendoset në një kompjuter ose rrjet, i krijuar për një qëllim keqdashës.

Infektimi me malware zakonisht ndodh pa dijeninë e përdoruesit, sepse ai maskohet si një lloj skedari imazh ose skedar PDF. Ky lloj softueri mund të prekë kompjuterat edhe celularët. Ai shërben për qëllime të ndryshme si vjedhja e informacionit, gjurmimi i shtypjes së tasteve të tastierës e madje edhe përdorimi i harduerit të një kompjuteri si miniera për kriptomonedhat.

Ransomware

Ransomware është një lloj malware dhe krimi kibernetik, e cila bllokon aksesimin e të dhënave në rrjetet kompjuterike, pajisjet celulare dhe servera derisa viktima të paguajë një shpërblim.

Objektivët e zakonshëm të ransomware janë individët, kompanitë, organizatat të tilla si: spitale, qeveri dhe institucione arsimore. Dy llojet kryesore të ransomware janë crypto ransomware dhe ransomware me kyc (locker ransomware). Një nga metodat më të zakonshme të sulmit të ransomware është përdorimi i një mashtrimi me anë të phishing. Një email i formuluar me kujdes e nxit marrësin të shkarkojë një skedar. Ky veprim instalon ransomware i cili zotëron kompjuterin dhe më pas depërton në të gjithë rrjetin kompjuterik, duke i kycur të gjithë kompjuterat, rrjetin dhe sisteme të tjera të lidhura.