Malware
February 17, 2023Ransomware është një lloj malware dhe krimi kibernetik, e cila bllokon aksesimin e të dhënave në rrjetet kompjuterike, pajisjet celulare dhe servera derisa viktima të paguajë një shpërblim.
Objektivët e zakonshëm të ransomware janë individët, kompanitë, organizatat të tilla si: spitale, qeveri dhe institucione arsimore. Dy llojet kryesore të ransomware janë crypto ransomware dhe ransomware me kyc (locker ransomware). Një nga metodat më të zakonshme të sulmit të ransomware është përdorimi i një mashtrimi me anë të phishing. Një email i formuluar me kujdes e nxit marrësin të shkarkojë një skedar. Ky veprim instalon ransomware i cili zotëron kompjuterin dhe më pas depërton në të gjithë rrjetin kompjuterik, duke i kycur të gjithë kompjuterat, rrjetin dhe sisteme të tjera të lidhura.

